Please enter at least 3 characters.

U zu poshtë nga ashensori - Kush është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë

2023/05/ambulanca.jpg

Antonio Delilaj, është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamarier.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi.

43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç. /Tch/Telegrafi/