Please enter at least 3 characters.

U shpall fajtor për posedimin e imazheve të fëmijëve të abuzuar seksualisht, aktori Mark Salling i jep fund jetës (Foto)

2018/01/GettyImages-472519758-e1517413327496.jpg
245:"WEST HOLLYWOOD, CA - MAY 07: Actor Mark Salling attends the NYLON Young Hollywood Party presented by BCBGeneration at HYDE Sunset: Kitchen + Cocktails on May 7, 2015 in West Hollywood, California. (Photo by Jason Kempin/Getty Images for NYLON)
12:"Jason Kempin

Aktori i njohur Mark Salling është gjendur i vdekur së fundmi në shtëpinë e tij.

Ai ishte i njohur për rolin e futbollistit Noah “Puck” Puckerman, në hit serialin muzikor "Flee".

I njëjti viteve të fundit përballej me akuza të rënda për pedofili dhe posedim të materialeve të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

Në shtëpinë e tij të kontrolluar nga Policia ishin gjetur provat për këtë akuzë, me ç'rast më pas edhe aktori e kishte pranuar këtë vepër.

Pasi kishte pranuar fajin, dënimi i tij prej 20 vitesh ishte zbutur në katër, deri në shtatë.

Mirëpo, pa dashur të futet prapa grilave, aktori i dha fund jetës së tij.

Rastin e konfirmuan edhe autoritetet në Los Angelos, të cilët kanë gjetur trupin e pa jetë të aktorit në shtëpinë e tij. /Telegrafi/