U rrëzua nga një lartësi derisa po punonte, ndërron jetë pas 7 ditësh në QKUK punëtori nga Shtimja
19/10/2025
Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar gjatë një aksidenti në vendin e punës.
Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ishte duke u trajtuar në QKUK që nga data 3 tetor 2025, kur ishte rrëzuar nga një lartësi teksa punonte në një kompani ndërtimore në komunën e Shtimes.
Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 10 tetor, rreth orës 23:25.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/


