U martua me të dënuarin me vdekje, shqiptarja e thyer shpirtërisht gjatë ekzekutimit të Broadnax
Tiana Krasniqi, është një 31-vjeçare nga Britania me origjinë shqiptare, e cila kishte vendosur të martohej me James Broadnax, i dënuar me vdekje në Teksas për vrasjen e dy producentëve në 2008.
Tiana dhe Broadnax kishin ndërtuar një marrëdhënie të thellë përmes letrave dhe bisedave telefonike, por fati i keq i saj ishte se lidhja do të mbetej gjatë.
James Broadnax, 37 vjeç, u shpall i vdekur të enjten pasi ai u ekzekutua nga autoritetet me një doze injeksioni vdekjeprurës në Huntsville, rreth 70 milje në veri të Hjustonit, Teksas, shkruan SkyNews.
Mediat britanike e përshkruajnë reagimin e Tianës si tepër emocional, duke thënë se Tiana Krasniqi, bërtiti “Të dua” përpara se Broadnax të ndalonte së marri frymë.
Gjatë ekzekutimit, ajo u përkul drejt dritares së dhomës së vdekjes me krahët hapur dhe iu desh të ndihmohej të dilte nga burgu.
Historia e tyre nisi në tetor 2024, kur Tiana i shkroi Broadnax-it për të mbledhur informacion për një projekt studimi mbi pabarazitë racore dhe praktikat e diskutueshme në sistemin gjyqësor amerikan. Ajo nuk e kishte imagjinuar se ky ndërveprim do të çonte në një lidhje romantike.
Shkëmbimi i mesazheve dhe bisedave telefonike u shndërrua shpejt në një marrëdhënie emocionale intensive, duke i dhënë Tianës ndjenja të forta për të dënuarin.
Për të qenë më pranë të fejuarit të saj, Tiana ka lënë Londrën dhe është zhvendosur në Houston. Ajo punon si recepsioniste dhe studion drejtësi, ndërsa angazhohet në një fushatë kundër dënimit me vdekje, duke kërkuar tërheqjen e ekzekutimit të Broadnax-it.
Marrëdhënia e tyre është një histori e pazakontë dashurie që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut në të dyja anët e Atlantikut, duke shkaktuar diskutime mbi moralin, dashurinë dhe drejtësinë në sistemin penal amerikan./Telegrafi/


