U lansua aplikacioni i Ofertoj.com – ankandi më i madh shqiptar tashmë në App Store
Ofertoj.com ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e tij për iPhone, duke e sjellë përvojën e ankandit më të madh shqiptar drejtpërdrejt në telefonin e përdoruesve.
Aplikacioni tashmë mund të shkarkohet nga App Store, ndërsa versioni për pajisjet Android pritet të publikohet pas pak ditësh edhe në Play Store.
Përmes aplikacionit të ri, përdoruesit mund t’i shohin produktet aktive, ta kontrollojnë kohën e mbetur dhe të ofertojnë nga telefoni, kudo që ndodhen. Gjithçka është vendosur në një hapësirë të vetme, të ndërtuar posaçërisht për një përvojë më të shpejtë dhe më praktike.
Ankandi tani është gjithmonë me ju
Në një ankand, koha dhe mundësia për të ofertuar në momentin e duhur janë shumë të rëndësishme. Aplikacioni i Ofertoj.com ua lehtëson përdoruesve ndjekjen e produkteve që u interesojnë, pa pasur nevojë të qëndrojnë para kompjuterit.
Nga kontrollimi i produkteve deri te vendosja e ofertës, i gjithë procesi mund të kryhet drejtpërdrejt nga telefoni.
Përdoruesit mund:
Aplikacioni nuk e zëvendëson faqen www.ofertoj.com. Të njëjtat produkte dhe ankande vazhdojnë të jenë të qasshme edhe përmes webit, ndërsa aplikacioni ofron një mënyrë shtesë dhe më praktike për përdoruesit e telefonave.
Si funksionon Ofertoj.com?
Në Ofertoj.com publikohen çdo ditë rreth 200 deri në 300 produkte nga kategori të ndryshme, përfshirë elektronikë, pajisje shtëpiake, teknologji, aksesorë, lodra dhe shumë produkte të tjera.
Ankandet e zakonshme zgjasin 24 orë, nga ora 21:00 deri në orën 21:00 të ditës tjetër. Përdoruesit zgjedhin produktin që dëshirojnë dhe vendosin ofertën e tyre, ndërsa në përfundim të ankandit, ofertuesi me çmimin më të lartë e fiton produktin.
Nuk dihet paraprakisht me çfarë çmimi do të përfundojë një produkt. Pikërisht kjo e bën çdo ankand interesant: përdoruesit vendosin vetë se sa dëshirojnë të ofertojnë dhe deri ku duan të vazhdojnë.
Përveç ankandeve ditore, platforma organizon edhe “Ofertoj ARENA”, një format special 60-minutësh me produkte të përzgjedhura, i cili zhvillohet çdo të premte nga ora 21:00 deri në orën 22:00.
Shkarkojeni dhe shikoni çfarë është në ankand: https://apps.apple.com/us/app/ofertoj/id6793550695
Aplikacioni Ofertoj.com është tashmë i disponueshëm për shkarkim në App Store.
Edhe nëse nuk keni marrë pjesë më parë në një ankand online, mjafton ta shkarkoni aplikacionin dhe t’i shikoni produktet aktive. Produkti që po kërkoni mund të jetë tashmë në ankand – dhe çmimi përfundimtar varet nga ofertat e përdoruesve.


