Please enter at least 3 characters.

U gjet i varur nga një pemë në Kaliforni - zyrtarët e cilësojnë si vetëvrasje, ndërsa familja e afro-amerikanit kërkojnë autopsi të pavarur

2020/06/29653428-8428015-image-a-9_1592330192244-e1592339143576.jpg

Familja e Robert Fuller po kërkon autopsi dhe hetim të pavarur pasi zyrtarët e vlerësuan vdekjen e tij si një vetëvrasje.

Robert Fuller

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 24 vjeçari u gjet i varur në një pemë jashtë Bashkisë Palmdale në Kaliforni, ndërsa familjarët e tij thonë se nuk ishte vetëvrasje.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 10 qershor.

Familja e Robert Fuller

Rasti erdhi përsëri në pah pasi dhjetë ditë më parë një njeri me ngjyrë, Malcolm Harsch, u gjet i vdekur në të njëjtën mënyrë në Victorville.

Policia në Huston, Teksas, identifikoi edhe një tjetër rast të një burri hispanik, i varur nga një pemë – dhe sipas tyre incidenti konsiston me ‘vetëvrasje të dukshme’. /Telegrafi/