Please enter at least 3 characters.

Tyson: Unë e kuptoj Suarezin

2016/01/tyson-un-euml-e-kuptoj-suarezin_hd.jpg

Sulmuesi uruguaian e kafshoi në shpatull mbrojtësin italian, Giorgio Chiellini dhe kjo ishte hera e tretë që e bënte të njëjtën.

Ai është suspenduar për katër muaj nga futbolli, ndërsa ish-kampioni i botës në boks e di mirë këtë ndjenjë, pasi edhe vet ai e pati kafshuar në vesh Evander Holyfieldin gjatë një meçi boksi.

“Kafshimi i Suarez. Unë e kuptoj. Ka qenë një moment errësimi që mund të ndodhë ndonjëherë”.

“Ka qenë vetëm një moment kur gara mund të bëjë që gjaku në vena të vlojë dhe e tejkalon arsyeshmërinë tuaj”.

“Nganjëherë bëheni diçka që nuk jeni në të vërtetë”, ka deklaruar Tyeson. /Telegrafi/