Please enter at least 3 characters.

Tyson tregon çfarë do t’i bëjë Klitschkos

2016/04/Tyson-Klitchko.jpg

Tyson Fury ka përdorur fjalë ofenduese për ta etiketuar Wladimir Klitschkon dhe ka premtuar se do ta nokautojë ukrainasin që në raundin e parë në rimeçin e caktuar për muajin korrik.

Ai do t’i mbrojë titujt WBO dhe WBA kundër boksierit 40-vjeçar në duelin që do të zhvillohet në Mançester më 9 korrik.

27-vjeçari ka thënë se do t’i mjaftojnë tri minuta për ta nokautuar Klitschkon.

“Do ta rrëzoj për toke që në raundin e parë, për t’u treguar të gjithëve se çfarë m***i është”, ka deklaruar Fury.

Britaniku e mposhti ukrainasin në vitin e kaluar dhe konsiderohet favorit i lehtë për të fituar sërish. /Telegrafi/