Please enter at least 3 characters.

Tyra Banks: Bukuria më pengoi të bëhem miliardere

2016/01/tyra.jpg

Supermodelja Tyra Banks është e bindur se ajo do të ishte një miliardere po të mos ishte e bukur.

Banks ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele dhe producente televizive, dhe kjo falë bukurisë, por thotë se kjo e fundit e ka penguar të bëhet e pasur.

“Çfarë do të isha nëse nuk do të isha kaq e bukur dhe nëse nuk do të isha modele? Me siguri se do të bëja shumë më shumë para deri më tani”, ka thënë ajo për “New York Time”.

“Për shkak se kam një brend personal, më duhet të brengosem për tërë këto gjëra personale. Për shkak të kësaj, vazhdimisht u them jo ofertave. Nëse do t’i pranoja të gjitha këto oferta, me siguri se do të isha në klubin e miliarderëve”, ka shtuar bukuroshja 41-vjeçare. /Telegrafi/