''Turizmi pa kufij'' afron komunat e Vitisë dhe të Kriva Pallankës
03/01/2018
Me para evropiane, komuna e Kriva Pallankës në Maqedoni, si edhe ajo e Vitisë në Kosovë, do të ndërtojnë shtigje këmbësorësh dhe do t'i zhvillojnë turizmin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Aktivitet parashihen në projektin ''Turizmi pa kufij'' që do të realizohet në 18 muajt e ardhshëm në kuadër të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, buxheti për këtë projekt është afër 200 mijë euro, të cilat do të investohen në këto dy komuna.
Dokumentacioni i projektit u pranua nga kryekomunari i Kriva Pallankës, Borjanço Micevski dhe ai i Vitisë, Sokol Halili./Telegrafi/


