Please enter at least 3 characters.

Turistët e pa interesuar për bukuritë që po vizitonin, vazhdojnë të luajnë lojëra në telefona (Video)

2017/10/Turistët-e-pa-interesuar-për-bukuritë-që-po-vizitonin-vazhdojne-te-luajne-lojera-ne-telefona-foto.jpg
15:"© Maria Balich

Gondolieri që po transportonte turistët nëpër një kanal të Venedikut të Italisë, ka treguar se si ata ishin krejtësisht të pa interesuar për të parë bukuritë e njërit prej qyteteve më të bukura në botë.

Ata mbanin në duar telefonat e zgjuar dhe gjatë tërë kohës luanin lojëra, megjithëse kalonin pranë objekteve të lashta që kanë arkitekturë shumë të rrallë, transmeton Telegrafi.

“Vizitorët janë shumë të lumtur, u pëlqen qyteti dhe e vlerësojnë në masë të madhe. Ata po bëjnë fotografi, komente pozitive dhe thonë se do të vijnë sërish”, ka thënë me mahi gondolieri.

Më poshtë mund të shihni reagimin e pazakontë të tyre, teksa lundronin në qytetin që vizitohet nga 20 milionë turisë gjatë vitit. /Telegrafi/