Turbullira në burimin e Radavcit – KRU 'HIDRODRINI' apelon për konsum të ujit vetëm pas vlimit
KRU "HIDRODRINI" Pejë njofton të gjithë konsumatorët se si pasojë e reshjeve të pandërprera atmosferike, shkrijes së borës në zonat malore dhe punimeve që po zhvillohen në shtëpinë e Klorit, janë shfaqur turbullira në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc).
Ky burim furnizon me ujë pjesën verilindore të qytetit dhe një numër të konsiderueshëm të fshatrave përreth, përfshirë:nga Rrokaqielli, Lugu i Leshanit, Lugu i Trestenikut, Jabllanica e Madhe dhe e Vogël, Novosella, Dubova, Baica, Ozdrimi, Banja e Pejës, Vitomerica si dhe rajonet I, II dhe III.
Ekipet nga terreni janë duke bërë monitorim dhe analizim të vazhdueshëm të situatës, me qëllim garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm. Megjithatë, për shkak të turbullirave të vazhdueshme, rekomandojmë fuqimisht që konsumatorët e këtyre zonave të ziejnë ujin para përdorimit për pije dhe gatim./Telegrafi/


