Tupançeski: Ekzistojnë instrumente dhe mekanizma për të vërtetuar dhe zbuluar gjendjen e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme
25/10/2022
Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski pret që draft-versioni i projektligjit për prejardhjen e pronës të dorëzohet sa më shpejt.
“Kam pasur një takim me kryetarin e Komisionit për Antikorrupsion, kemi diskutuar edhe për Ligjin për përcaktimin e prejardhjes së pronës dhe draft versioni duhet të jetë gati.
Pres që në një të ardhme të afërt ne si Ministri e Drejtësisë jo vetëm të informohemi, por edhe të japim kontributin tonë.
Edhe pa këtë ligj aktualisht ekzistojnë instrumente dhe mekanizma për të vërtetuar dhe zbuluar gjendjen e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, tha Tupançeski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske./Telegrafi/


