Please enter at least 3 characters.

Tuna reagon e nervozuar: A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara

2022/09/unknown_241859266_540552940361723_3295456956094168687_n-e1662226195563.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka reaguar e nervozuar mbi rastet e raportuara së fundmi për dhunë dhe ngacmime seksuale ndaj të miturve.

Pak ditë më parë ajo u shpreh tejet e revoltuar me rastin e paprecedentë të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, teksa të shtunën ajo hasi në një tjetër lajm që e shqetësoi atë tej mase.

Bëhet fjalë për një raportim se si një i moshuar ishte xhiruar duke prekur pjesët intime të një vajze të mitur në Tiranë.

Tuna e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory lajmin shokues, duke shkruar se këto ngjarje do të ndikojnë që të dalin në dritë edhe plot histori të tjera me pedofilë.

“A e dini sa pedofili i lirë shëtitet në këto treva të korruptuara! Dhe njohim të tillë, por përderisa ligji i ka liruar ne duhet t’i trajtojmë barabartë me njerëzit e tjerë...por jo gjatë! Qëndroni gati për të tjera histori pedofiliste”, ka shkruar këngëtarja shkupjane në InstaStory.

Kujtojmë që protestave për 11-vjeçaren në Prishtinë dhe Tirana iu bashkuan disa emra të njohur nga estrada si: Dafina Zeqiri, Fifi, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja, Arjola Demiri e shumë të tjerë.

Ndërkohë protesta për rastin e paprecedentë janë organizuar këto ditë edhe në Shkup dhe Tetovë. /Telegrafi/