Please enter at least 3 characters.

Tryeza e LDK-së e mbyllur për media

2018/04/Selia-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën janë ftuar të gjithë liderët e partive politike, do të mbahet sot duke filluar në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës, por do të jetë e mbyllur për media.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Tryeza do të jetë e hapur vetëm në fillim të takimit, ndërsa më pas do të jetë e mbyllur për media.

"Fillimi i tryezës do të jetë i hapur për pamje nga mediat. Pastaj do të diskutojmë me dyer të mbyllura dhe në fund do të dalim me një konferencë për media" tha Zemaj për Telegrafin.