Please enter at least 3 characters.

Trupi i pajetë në zonën e Bogës, dyshohet se u dëmtua nga kafshët e egra

2024/12/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-90-e1734214491497.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Shkrel, në zonën e Bogës, Pejë, ku është gjetur një person pa shenja jete.

Prokurorja e rastit Valbona Disha – Haxhosaj, thotë se dyshimet e para janë që kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra.

“Dyshohet se kufoma është dëmtuar nga kafshët e egra, por kjo do të vërtetohet kur t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Disha – Haxhosaj për Klan Kosovën.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga një qytetar.

“Në fshatin Shkrel, në bjeshkët e Rugovës, është gjetur një trup i pajetë i një personi. Jemi kontaktuar nga një qytetar dhe njësitë e hetimeve rajonale janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi Gashi.