Please enter at least 3 characters.

Trumpi e sulmon ashpër Faucin: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar, ai është një katastrofë

2020/10/trump-and-fauci-1.jpg
299:"FILE - In this April 17, 2020, file photo Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speaks about the coronavirus, as President Donald Trump listens, in the James Brady Press Briefing Room of the White House in Washington. (AP Photo/Alex Brandon, File)
2:"AP

Në një telefonatë me stafin e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump thuhet se ka kërkuar shkarkimin e Anthony Faucit, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një "katastrofë".

"Njerëzit janë lodhur nga COVID", tha Trump. "Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë", shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte "500 mijë vdekje", transmeton Telegrafi.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i coronavirusit në Amerikë.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Ndryshe, Fauci reagoi javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan "jashtë kontekstit". /Telegrafi/