Trump thotë se 'për pjesën më të madhe, ka konsensus' për fazat e ardhshme të planit të armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se "për pjesën më të madhe, ka konsensus" se si do të funksionojnë fazat e ardhshme të planit të armëpushimit në Gaza, por pranoi se "disa nga detajet ... do të përpunohen".
Në komentet e bëra të premten dhe të raportuara nga media të ndryshme, Trump foli për pengjet e mbetura në Gaza, duke shtuar se Hamasi po i mblidhte ata "tani", përcjell Telegrafi.
Ai tha: "ata janë në disa vende mjaft të vështira".
Presidenti amerikan, i cili është lavdëruar nga Hamasi dhe shumë në Izrael për rolin e tij në sigurimin e një marrëveshjeje armëpushimi, tha se beson që marrëveshja do të "qëndrojë" sepse "ata [Hamasi dhe Izraeli] janë të gjithë të lodhur nga luftimet".
Ndërkohë, Trump planifikon të mbledhë udhëheqësit botërorë për një samit mbi Gazën gjatë vizitës së tij në Egjipt javën e ardhshme, raportoi Axios.
Midis atyre që pritet të marrin pjesë janë përfaqësues nga Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Indonezia.
Sipas një zyrtari amerikan, Benjamin Netanyahu nuk do të jetë i pranishëm.
Trump konfirmoi se do të takohet me "shumë udhëheqës" në Kajro të hënën për të diskutuar të ardhmen e Gazës dhe është raportuar se ai do të udhëtojë gjithashtu në Izrael, ku do t'i drejtohet Knessetit. /Telegrafi/


