Please enter at least 3 characters.

Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

2019/09/trump-pouting-sad-angry-baby-e1569361751351.jpg
503:"WASHINGTON, DC - DECEMBER 21: U.S. President Donald Trump participates in the signing ceremony for the First Step Act and the Juvenile Justice Reform Act in the Oval Office of the White House December 21, 2018 in Washington, DC. The Trump administration is battling on multiple fronts with major developments on U.S. foreign policy in Syria, the resignation of Defense Secretary James Mattis, a falling stock market, and a potential governmental shutdown at midnight. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar menjëherë pasi Demokratët kanë bërë të ditur se do të hapin një “hetim zyrtar të fajësisë” ndaj tij, për pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina.

Siç është raportuar, ka qenë Nancy Pelosi ajo që ka deklaruar një veprim të tillë, duke thënë se "Presidenti duhet të mbahet përgjegjës. Askush nuk është mbi ligjin".

Përmes një reagimi në Twitter, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë: “Një ditë e tillë e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, dhe demokratët me qëllim duhej ta prishnin këtë... Sa keq për vendin tonë!”.

Ndryshe presidenti Trump ndodhet në Nju Jork për takime me krerët botërorë në Kombet e Bashkuara.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi pason kërkesat në rritje nga partia e saj.

Ish-nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i bëri thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit mbi telefonatën që ka patur me presidentin ukrainas në të cilën thuhet se i ka bërë presion bashkëbiseduesit për të hetuar djalin e tij, Hunter. Përndryshe, shtoi zoti Biden, ai rrezikon të largohet nga posti.

Ndryshe, Trump ka mohuar pasaktësinë, por ka pranuar se ka diskutuar rreth rivalit politik Joe Biden me presidentin ukrainas.

Siç shkruan tutje BBC, asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra nga “hetimi zyrtar i fajësisë”. /Telegrafi/