Please enter at least 3 characters.

Trump "nuk di" ta mbyll ombrellën, e lë para derës së aeroplanit (Video)

2018/10/1-374.jpg

Ombrellat me raste na shkaktojnë probleme e në veçanti kur ato na prishen derisa i përdorin që të mbrohemi nga shiu i rrëmbyeshëm.

Megjithatë duket se presidenti amerikan Donald Trump, ka probleme edhe "më të mëdha" me ombrellat siç edhe është filmuar nga kameramanët e mediave amerikane derisa po hipte në aeroplanin presidencial, transmeton Telegrafi.

Në momentin që arriti të dera e aeroplanit, ai u mundua ta mbyll ombrellën por pa ndonjë sukses - kështu vendosi ta lë të hapur para derës. Për shkak të këtij veprimi ai është kritikuar mjaft.

Por, kjo nuk është hera e parë që Trump kur mbanë ombrellë bëhet "kryelajm". Kohë më parë ai mbante ombrellën vetëm për vete derisa Zonja e Parë, Melania Trump dhe i biri Baron lageshin në shi.

Por veprimi i djeshëm i presidentit amerikan ka nxitur reagime dhe spekulime se ai nuk di ta mbyll ombrellën. Megjithatë atë në fund e mbyll një pjesëtar i sigurimit. /Telegrafi/