Trump: Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka takuar në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.
Dy liderët kanë folur për disa çështje bilaterale si dhe për luftën në Gaza.
"Duam që kjo çështje e Gazës të përfundojë", thotë lideri amerikan, raporton skynews.
Trump u tha gazetarëve se ka pasur një "takim të shkëlqyer" me liderët e Lindjes së Mesme në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Trump on Gaza:
We had a great meeting the other day. I think we are close to getting some kind of a deal. pic.twitter.com/Grn6UTrHDH
— Clash Report (@clashreport) September 25, 2025
"Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje. Duam t’i kthejmë pengjet, duhet t’i kthej pengjet", shtoi 79-vje, shtoi 79-vjeçari.
Ai thotë se janë rreth 20 pengje ende gjallë dhe rreth "38 ose më shumë të vdekur".
"Shumë e trishtueshme, dhe prindërit e atyre shpirtrave të vdekur, kryesisht burra, djem në shumë raste, i duan trupat e tyre mbrapsht me çdo kusht", thotë presidenti amerikan gjersa përsëriti se beson që "jemi afër një marrëveshjeje".
Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka filluar më 7 tetor pas një sulmi terrorist të militantëve palestinez në Tel Aviv. /Telegrafi/
Trump on Gaza hostages: "We want the hostages back. [...] We have now 20 plus 38 bodies, dead bodies. And we want them all back. We want them back at one time." pic.twitter.com/3IuI5SMZKE
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 25, 2025


