Trump ia huq në Samitin e Paqes në Egjipt, kryeministrin kanadez e “bën” president – ai e “falënderon për avancimin në detyrë”
Gjatë Samitit të Paqes të organizuar në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump, ngatërroi sërish postin e një lideri botëror.
Gjatë adresimit të tij pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe paqe në Gaza, Trump iu referuar kryeministrit kanadez Mark Carney si president, transmeton Telegrafi.
Megjithatë pas përfundimit të fjalimit të presidentit amerikan, Carney me një dozë humori iu afrua në foltore duke harruar se mikrofonat ishin të ndezur dhe e “falënderoi për avancimin që i bëri në pozitë”.
“Më vjen mirë që më ke avancuar në postin e presidentit”, dëgjohet duke i thënë presidentit amerikan të cilët së bashku filluan të qeshin.
Ndryshe, Mark Carney është bërë kryeministër i Kanadasë nga ky vit dhe njihet si njëri prej politikanëve që ka qenë më i zëshëm në Kanada lidhur me deklaratat e mëparshme të Trump, se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. /Telegrafi/


