Please enter at least 3 characters.

Trump “i dërgoi një mesazh personal” diktatorit të Koresë së Veriut, në ditëlindjen e 36-të të tij

2020/01/www-4-scaled-e1578650587317.jpg
537:"FILE - In this June 30, 2019, file photo, U.S. President Donald Trump, right, meets with North Korean leader Kim Jong Un at the border village of Panmunjom in the Demilitarized Zone, South Korea. North Korea on Friday, Sept. 27, 2019, says it wants Trump to make a "wise option and bold decision" to produce a breakthrough in stalled nuclear diplomacy. The statement by Foreign Ministry adviser Kim Kye Gwan came days after Trump said another meeting with Kim Jong Un "could happen soon" without elaborating. (AP Photo/Susan Walsh, File)
2:"AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një mesazh urimi për ditëlindje, diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Chung Eui-yong, këshilltari për sigurinë kombëtare të Koresë së Jugut, ai që ka thënë se Trump i dha atij mesazhin që t’ia përcillte Kim-it - gjatë një takimi në Uashington të mërkurën.

Chung u tha mediave të Koresë së Jugut se Trump dëshironte që presidenti Moon Jae-in të transmetonte mesazhin, dhe beson se kjo ndodhi ditën tjetër.

Megjithatë, Chung nuk zbuloi përmbajtjen e saktë të mesazhit dhe nuk tha se si u mor nga shefi i Koresë së Veriut.

Ditëlindja e Kim është në 8 janar, dhe ai mendohet se është bërë 36 vjeç.

Ndërsa ishte në Uashington, Chung pati bisedime edhe me zëvendëssekretarin e Shtetit, Stephen Biegun dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O'Brien.

Mesazhi i Trump vjen në mes të marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut pasi bisedimet që synojnë të frenojnë programin bërthamor të Pyongyang dështuan vitin e kaluar.

Ndryshe, Kim ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur të rifillojë testimin e armëve nëse Amerika nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve, ndërsa Trump ka paralajmëruar Kim se ai ka “për të humbur gjithçka” nëse nuk i përmbahet marrëveshjes për të mos testuar raketa me rreze të gjatë.

Ndërkohë, Koreja e Veriut kishte premtuar një 'dhuratë të Krishtlindjes' për SHBA-në kur u duk se bisedimet nuk do të rifillonin së shpejti, por kjo nuk ka arritur të materializohet. /Telegrafi/