Trump i ashpër me zyrtarët e Iranit: Do t’ju bëjmë gjëra shumë të këqija, lideri suprem duhet të shqetësohet shumë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo përpjekje e re nga ana e Teheranit do të përballet me një reagim të ashpër nga Uashingtoni. Deklaratat u bënë në kuadër të komenteve të tij lidhur me protestat dhe zhvillimet e fundit në Iran.
Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur një rol vendimtar në situatën aktuale në Iran, duke thënë se vendi ndodhet në kaos pikërisht për shkak të ndërhyrjeve amerikane.
“Ne i kemi mbështetur ata dhe ai vend është rrëmujë tani për shkakun tonë”, u shpreh ai.
Lideri amerikan paralajmëroi se Irani kishte tentuar të rikthehej në një lokacion të mëparshëm strategjik, por pa sukses.
“Ata u përpoqën të ktheheshin në vendin e ngjarjes. Nuk mundën as t’i afroheshin. Ishte shkatërrim i plotë”, deklaroi 79-vjeçari, duke sugjeruar se infrastruktura në fjalë ishte asgjësuar plotësisht.
Sipas tij, autoritetet iraniane kishin menduar të ndërtonin një objekt të ri në një pjesë tjetër të vendit, por kjo përpjekje u zbulua nga inteligjenca amerikane.
Nuclear talks with the United States are scheduled to be held in Muscat on about 10 am Friday.
I'm grateful to our Omani brothers for making all necessary arrangements.
— Seyed Abbas Araghchi (@araghchi) February 4, 2026
Trump tha se i kishte paralajmëruar drejtpërdrejt se “nëse e bëni këtë, do t’ju bëjmë gjëra shumë të këqija”.
I pyetur nga gazetarët nëse lideri suprem i Iranit ka arsye për shqetësim në këtë moment, Trump u përgjigj shkurt dhe prerë “ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”.
Ndryshe, ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi ka deklaruar se "bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara janë planifikuar të mbahen në Muskat rreth orës 10:00 të mëngjesit të së premtes, /Telegrafi/
Q: Should the Supreme Leader in Iran be worried right now?
Trump: He should be very worried.
Source: NBC News https://t.co/W39oaI6hm2pic.twitter.com/5qjaWfKRe7
— Clash Report (@clashreport) February 4, 2026


