Please enter at least 3 characters.

Tri ditë pas inagurimit, dëmtohet pllaka e heroit Ismet Krasniqi

2024/11/467587869_8861934753870638_8843847270862712697_n-1.jpg

Tri ditë pas inagurimit të pllakës së heroit të kombit, Ismet Krasniqi, ajo tashmë është dëmtuar.

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e ka quajtur si akt vandalizmi, transmeton Telegrafi.

"Dy ditë pas inaugurimit me nderimet më të larta, nga figurat më të shquara kombëtare, në një akt vandalizmi dëmtohet pllaka e Heroit të Kombit Ismet Krasniqi. E dimë se ju pengojnë vlerat kombëtare, ju vran emri i Ismet Krasniqi e familjes së tij.Kjo veq na forcon neve e përkujtonë se ende sillen kendej pari kolaboracionistet te kamufluara në forma të ndryshme. S'na thyeni dot", ka shkruar ai.

Ndryshe,  më 16 nëntor 2024, pas 36 vitesh nga rënia e tij, në Prishtinë ishte zbuluar pllaka përkujtimore e dëshmorit të Kombit, Ismet Krasniqi. /Telegrafi/