Trepça e fortë për Vëllaznimin
Në dy çerekët e parë gjakovarët ishin më të mirë dhe falë lojës së mirë të dyshes Imer Tahirit (191 pikë) dhe Korab Prekazit (18). Në çerekun e parë, Vëllaznimi ishte në epërsi me 13:16, për të thelluar atë në tetë pikë (27:35) pikërisht në minutën e 20-të, raporton BotaSot.
Trepça që drejtohet nga trajneri Ilir Selmani, u këndellen dhe përmbysën epërsinë e mysafirëve. Në minutën e 30-të, rezultati barazohet 46:46 dhe nga kjo minutë mitrovicasit përmes Besnik Azemit, që shënoi 21 pikë, ishin më të mirë, duke kaluar në epërsi dhe fituan me 10 pikë dallim (72:62). Trepça klasifikohet në vend të katërt me 25 pikë, duke lënë Vëllaznimin në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
Në javën e 17-të, Trepça është mysafir i Pejës, kurse Vëllaznimi pret Golden Eagle Yllin. /Telegrafi/


