Trepça akuzon gjyqtarët
25/03/2014
Madje, Trepça insiston se referimi skandaloz ia mohoi fitoren si mysafire e Dritës (0:0). Por, kjo nuk është hera e parë që mitrovicasit ankohen në referim. Ata ndihen të dëmtuar nga gjyqtarët në disa ndeshje, që prej fillimit të kampionatit.
“Sherri i referëve jemi në këtë pozitë ku jemi, pra në vendin e dhjetë. Nga fillimi i kampionatit Trepça ka qenë më e dëmtuara. U pa edhe të dielën, kur gjyqtari e anuloi golin tonë të pastër dhe na mohoi fitoren”, ankohet trajneri i Trepçës, Emin Ajvazi. /Tribuna/Telegrafi/


