Please enter at least 3 characters.

Tre të vdekur dhe disa të lënduar në një aksident autobusi në veri të Turqisë

2022/11/Screenshot_11-4.jpg

Një aksident autobusi të dielën në veri të Turqisë la tre persona të vdekur dhe 32 të tjerë të lënduar.

Një autobus pasagjerësh nga kompania private e autobusëve Kamil Koc u përmbys në një autostradë kryesore pranë provincës Bolu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se 32 të plagosurit përfshinin dy në gjendje të rëndë.

Dhe pamjet e publikuara në internet tregojnë persona të shtrirë në tokë pranë autobusit të kthyer.

Forcat e rendit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin në vendngjarje.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë i qartë menjëherë. /Telegrafi/