Please enter at least 3 characters.

Tre të rinj nga Peja shpallen në kërkim nga Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në bazë të ligjit për publikimin e fotove dhe të dhënave të personave të kërkuar, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, personat e kërkuar janë:

Ismet (Rexhep) Kelmendi, i lindur më 09.09.2005 në Pejë
Valtrim (Shefqet) Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë
Premton (Megjid) Berisha, i lindur më 11.09.2005 në Pejë

Të pandehurit kërkohen për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve; Lëndim i lehtë trupor; Kanosje.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personave të kërkuar në fotot e publikuara, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Kontaktet zyrtare për raportim janë: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë) 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë E-mail: info@kosovopolice.com

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.