Please enter at least 3 characters.

Tre rekorde botërore të thyera në kampionatin botëror të prerjes së druve

Dy gra thyen tre rekorde botërore gjatë kampionatit të 66-të botëror të prerjes së druve në Wisconsin.

Garuesja çeke Karolina Urbanova theu një rekord të shtunën gjatë garës së prerjes së druve për femra në kampionatin në Hayward.

Urbanova preu 25 cm pishë të bardhë në 21.28 sekonda për të fituar garën dhe për të thyer rekordin, transmeton Telegrafi.

Ajo theu një rekord të dytë, duke prerë një trung 11 inç në 19.38 sekonda.

Kampionati botëror i prerjes së druve paraqiti më shumë se 100 garuese nga nëntë vende dhe 16 shtete.

Kanadezja Stephanie Naud u kurorëzua kampione e përgjithshme në divizionin e femrave për herë të dytë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com