Tre raste të dhunës në familje për 24 orë, ndalohen tre persona
MPB Maqedoni njofton se tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit.
"Më 25.05.2026 në orën 04:30 në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria T.S. (51) nga Manastiri, pasi në shtëpinë familjare në Manastir kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare, duke përdorur edhe sende metalike dhe sende druri. Nga gjykatësi i Gjykatës Themelore Manastir ndaj T.S. është caktuar masa e paraburgimit".
"Më 25.05.2026 në orën 20:50, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria N.J. (28) nga një fshat i Kumanovës, pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës".
"Më 25.05.2026 në orën 15:40 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria A.A. (48) nga Kërçova, pas një denoncimi paraprak se më 24.05.2026 rreth orës 11:30, në shtëpinë familjare të të denoncuarit, ai kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 40-vjeçare nga rajoni i Kërçovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës", thuhet në njoftimin e MPB-së.


