Tre lojtarë e fitojnë 'Këpucën e Artë' në Angli, Aguero mungon për një gol
256:"BURNLEY, ENGLAND - MAY 12: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal poses with the golden boot trophy after the Premier League match between Burnley FC and Arsenal FC at Turf Moor on May 12, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Mohamed Salah dhe Sadio Mane (Foto: by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
12/05/2019
Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang, janë që të tre fitues të 'Këpucës së Artë' në Ligën Premier për seozin 2018/2019.
Dy sulmuesit e Liverpoolit dhe ai i Arsenalit shënuan nga 22 gola në elitën e futbollit anglez gjatë edicionit që përfundoi të dielën.
Ndërkohë që Sergio Aguero i Manchester Cityt mbeti prapa për vetëm një gol (duke shënuar 21 gola).
Salah e fitoi këtë trofe edhe në edicionin e kaluar, kur kishte shënuar 32 gola, 11 më shumë se këtë sezon.
Përkundër golave të shënuar, dyshja e Liverpoolit nuk arriti që ta fitonte titullin e Ligës Premier, pasi trofeu shkoi te Manchester City që triumfoi me një pikë më shumë. /Telegrafi/


