Please enter at least 3 characters.

Trazira në Poloni, pasi polici vrau një tifoz (Video/Foto, +16)

2016/01/trazira-n-euml-poloni-pasi-polici-vrau-nj-euml-tifoz-video-foto-16_hd.jpg

Gjatë takimit ndërmjet rivalëve lokalë, Concordia dhe Ruch, tifozët kundërshtarë u përleshën duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë, duke nxitur kështu reagimin e policisë.

Kur arbitri e ndërpreu ndeshjen, rreth 50 tifozë hynë në stadium. Policia hapi zjarr për të ndaluar përleshjet e mëtutjeshme dhe një plumb gome e plagosi në qafë një tifoz.

Nga plaga e marrë, Andrzej Goose ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Kur tifozët e morën lajmin për vdekjen e 27-vjeçarit, u mblodhën rreth spitalit dhe filluan përleshjen me forcat e rendit. Disa prej tyre hodhën kokteje Molotovi – ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë.

Sipas TVN24, nga përleshjet mbetën të lënduar 14 policë, ndërsa shumë tifozë u arrestuan. /Telegrafi/