Please enter at least 3 characters.

Trashëgimia kulturore e Maqedonisë prezantohet në Itali

2016/10/Makedonija-kulturno-nasledstvo_slika_O_47983905.jpg

Drejtoria maqedonase për ruajtje të trashëgimis kulturore mori pjesë në Berzën e 19-të mesdhetare për turizëm, të mbajtur në Itali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtëaktivitet morën pjesë 20 vende, si Malta, Turqia, Sllovakia, Rusia, Kroacia, Qiproja, Greqia, Azerbejxhani, etj.

Me këtë rast, Drejtoria prezantoi trashëgiminë kulturore të vendit, përmes ekpozimit të mbetjeve arkeologjike. Përveç ekspoziturave, rëndësi iu dha edhe ofertës turistike nga operatorët turistik./Telegrafi/