Please enter at least 3 characters.

Transmetim i drejtpërdrejtë për Kosovë i ndeshjeve të fundit në Grupin D

2018/06/nigeriargjentine.jpg
280:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 26: A general view as Argentina and Nigeria line up prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Nigeria and Argentina at Saint Petersburg Stadium on June 26, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Në kuadër të Grupit D zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës grupore, të vlefshme për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Një ndeshje zhvillohet ndërmjet Islandës dhe Kroacisë, me ç'rast islandezët duhet doemos të fitojnë dhe të presin rezultatet e ndeshjes tjetër për të shpresuar në kualifikim.

Në mënyrë që këto ndeshje mos t’iu ikin futbolldashësve nga Kosova, është përkujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Përballja tjetër është ajo ndërmjet Nigerisë dhe Argjentinës. Kombëtarja afrikane kualifikohet me fitore, kurse Albicelestët duhet të fitojnë dhe ta presin rezultatin e ndeshjes tjetër.

Në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, GjirafaVideo ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për t'i shfaqur këto ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjeve mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Videoja e mëposhtme është e vlefshme vetëm për shikuesit brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/