Please enter at least 3 characters.

Transferimi i Donny van de Beek te Reali, çështje kohe?

2019/08/Donny-van-de-Beek-1-e1564995023496.jpg
241:"DOETINCHEM, NETHERLANDS - MAY 15: Donny van de Beek of Ajax in action during the Eredivisie match between De Graafschap and Ajax at Stadion De Vijverberg on May 15, 2019 in Doetinchem, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi pritet ta kthejë gjithë energjinë në drejtim të transferimit të Donny van de Beek nga Ajaxi, duke qenë se përpjekjet për Paul Pogban po dështojnë.

Trajneri Zinedine Zidane e ka kërkuar mesfushorin francez, mirëpo Manchester Unitedi deri më tani u ka rezistuar të gjitha ofertave.

Oferta më e re ishte James Rodriguez plus para për shërbimet e Pogbas, mirëpo Djajtë e Kuq e hodhën poshtë, meqenëse nuk duan ta lejojnë largimin e tij.

Sipas Marca, misioni i Realit për transferimin e francezit duket i pamundur, ashtu që është çështje orësh kur do të ndodhë nënshkrimi me Van de Beek.

Los Blancos thuhet se kanë arritur marrëveshje me lojtarin, ndërsa janë në bisedime me Ajaxin për çmimin e futbollistit.

Pas largimit të Marcos Llorente e Dani Ceballos, Zidane dëshiron të transferojë mesfushorë para se të mbyllet afati kalimtar veror. /Telegrafi/