Please enter at least 3 characters.

Transferimi i Barcola te Liverpooli has në vështirësi, çmimi i kërkuar nga PSG është astronomik

Liverpooli mbetet në bisedime aktive me Paris Saint-Germain për Bradley Barcolan, me kontakte të përditshme midis klubeve. Por, transferimi mund të jetë i vështirë për shkak të kërkesave të klubit francez.

Sulmuesi anësor është i etur për t’u larguar dhe kushtet personale nuk janë problem, por tarifa e transferimit mbetet një pengesë e madhe.

Sipas Fabrizio Romano, edhe një paketë me vlerë 120 milionë euro nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për të bindur PSG-në, e cila vazhdon të kërkojë një tarifë të majme për francezin.

Liverpooli ka treguar tashmë se sa janë të gatshëm të paguajnë, por vlerësimi i PSG-së është dukshëm më i lartë sesa çmimi që ata mendojnë.

Ndryshe, Barcola është shfaqur si një objektiv kyç për Liverpoolin, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre sulmuese, sidomos pas largimit të Mohamed Salah. /Telegrafi/