Please enter at least 3 characters.

Trajneri i PSG-së, Tuchel: Neymari nuk do të luajë derisa situata të qartësohet

2019/08/Neymar-Jr.jpg
156:" during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain.
21:"Gonzalo Arroyo Moreno

Neymar është i gatshëm që të luajë te Paris Saint-Germian, mirëpo është bordi ai që nuk po e lejon brazilian që ta startojë sezonin.

Trajneri i skuadrës parisiene, Thomas Tuchel ka thënë se lojtari problematik është në formë të mirë dhe se është stërvitur me skuadrën, mirëpo nuk do të luajë derisa situata të qartësohet.

“Ai ka stërvitur mirë, ka punuar në rikuperimin e tij nga lëndimi dhe është i gatshëm të luajë”, ka zbuluar Tuchel.

Foto: PSG

“Por, situata tashmë e qartë se ai nuk do të luajë derisa të qartësohen gjërat. Nëse nuk situata nuk qartësohet, atëherë a nuk do të luajë”, ka shtuar më tej trajneri i PSG-së.

Barcelona dhe Real Madridi po tentojnë ta transferojnë Neymarin, mirëpo që ofertat e tyre ende nuk e kanë bindur kampionin e Ligue 1.

Dy skuadrat nga La Liga po ofrojnë lojtarë dhe para në marrëveshje, por PSG po kërkon lojtarë shumë cilësor dhe para për ta përfunduar akordin. /Telegrafi/