Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë, Fenerbahçe priti në shtëpi Galatasarayn, ku mysafirët fituan ndeshjen me rezultat 2-1. 

Në momentet e fundit kishte luftë në fushë, por edhe jashtë saj, me lojtarët që shtynin njëri-tjetrin.

Pasi u mbyll takimi, Jose Mourinho e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk.

Ky i fundit është prononcuar për media, duke thënë se do të ishte mirë që t’i shtrëngonim njëri-tjetërit dorën në fund.

"Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe tij. I urova gjyqtarët, më përgëzoi edhe ai. Ai ndërhyri nga pas teksa po largohesha. Më erdhi një gërvishtje në hundë”.

“Nuk do ta ekzagjeroj, por nuk ishte një gjë e bukur për ta bërë. Duhet t'i kishim shtrënguar duart njëri-tjetrit para dhe pas ndeshjes, por jo siç thashë, nuk është me rëndësi", deklaroi Buruk. /Telegrafi/