Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Barcelonës, Setien: Nuk arritëm t’i bënim ballë presionit të lartë nga Real Madridi

2020/03/GettyImages-1209729561.jpg
237:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Quique Setien, Head Coachof Barcelona looks on prior to the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Quique Setien është deklaruar pas humbjes 2-0 që pësoi Barcelona në kuadër të javës së 26-të në La Liga ndaj Real Madridit.

Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë se ata nuk arritën t’i bënin ballë presionit të lartë që u bën Los Blancos.

“Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën”, ka thënë fillimisht ai.

Real Madrid vs Barcelona (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Real Madridi na bëri presion të lartë në pjesën e dytë dhe ne e kishim të  vështirë të dilnin përpara në shumë raste”.

“Ne dëshironim të lëviznim topin me shpejtësi të lartë, mirëpo ata nuk na lejuan. Rezultati është zhgënjyes, por nuk është fundi i garës për titull. Është rrugë e gjatë”, ka përfunduar Setien.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është rikthyer në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që është në të dytin. /Telegrafi/