Please enter at least 3 characters.

Trabzonspor përgatit ofertë për Hetemajn

2017/06/perparimhetemaj.jpg

Klubi turk, Trabzonspor, interesohet për shërbimet e mesfushorit shqiptar, Përparim Hetemaj.

Futbollisti që e përfaqëson Finlandën është pjesë e klubit italian, Chievo, ku ka marrëveshje edhe për një sezon.

Sipas Corriere di Verona, Trabzoni është duke përgatitur ofertë për 30-vjeçarin që në ditët në vijim do t’ia paraqesë klubit që e pronëson.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Chievo kërkon gjashtë milionë euro për Hetemajn.

Mesfushori është te klubi i Serie A që nga viti 2011, ndërsa interesim për të ka shprehur më herët edhe Bordeaux. /Telegrafi/