Please enter at least 3 characters.

Tovërlani: Nuk është derbi kundër Ferizajt

2016/01/f.0816210156675_210.jpg

Bardhekaltërit nesër në kryeqytet duke filluar nga ora 17:30, do të përballen me Ferizajn të cilën e mposhtën në finale të Kupës së Kosovës.

Toki cilëson se ndeshja e nesërme është më e vështirë se ajo e finales, pasi që Ferizaj ka bërë disa përforcime dhe është kandidat për titull të kampionit, derisa nga Prishtina këtë vit janë larguar bukur shumë lojtarë.

“Fillimisht këtë ndeshje nuk do ta cilësoj derbi. Derbi do të ishte sikur të ballafaqoheshim me skuadrën e Trepçës apo ndonjë skuadër me renome. Pa dashur aspak ta nënçmojë Ferizajn, por për mua nuk është derbi kur luan me një skuadër që nuk ka fituar trofe”, tha Tovërlani në konferencë për shtyp, transmeton Zëri.

Më tej, ai shtoi se nuk bazohet në përballje trajnerësh por skuadrash: “Unë nuk kam duele as me Sokolin as me Orlin, por me skuadrat”, tha ndër të tjera, Tovërlani. /Telegrafi/