Please enter at least 3 characters.

"Tottenhami me fat që ka një trajner me përvojë si unë" - Mourinho tregon çfarë u tha lojtarëve në fund të pjesës së parë

2019/11/JoseMourinhoTottenham-1-e1574548994552.jpg
324:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur embraces his coaching staff after his side score their first goal during the Premier League match between West Ham United and Tottenham Hotspur at London Stadium on November 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas fitores ndaj West Ham Unitedit (3-2), Jose Mourinho ka thënë se Tottenham Hotspur është me fat që ka një trajner me aq përvojë në Ligën Premier.

Spursat e fituan derbin lokal në London Stadium që njëherësh shënoi edhe fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, i cili zuri vendin e Mauricio Pochettinos.

Tottenhami krijoi epërsi të trefishtë, mirëpo në vazhdim të ndeshjes i pranoi dy gola, ndërsa ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester Unitedit beson se i takon një pjesë e meritave për fitoren e parë si mysafir të skuadrës së tij këtë sezon.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Isha vërtetë i gëzuar derisa nuk i pranuam dy gola, po luanim mirë, i vunë në lojë gjërat që i kishim provuar në stërvitje. Ndërsa e patëm shansin që ta bënim 4-0 dhe ta përfundonim ndeshjen".

"Jemi me fat që kam aq shumë vite në Ligën Premier, prandaj u thashë lojtarëve të mi në pushim: 'Edhe nëse jemi 3-0 në minutën e 85-të, loja do të jetë akoma e hapur'".

"Megjithatë, aty ishin edhe shumë faktorë. Emocionet e humbjes së trajnerit të mëparshëm, lojtarët që ktheheshin nga ekipet përfaqësuese dhe lodhja në 20 minutat e fundit".

"Më e rëndësishme ishte fitorja, pa marrë parasysh si u arrit. Djemtë janë të gëzuar dhe këtë e donim në të vërtetë", ka deklaruar Mourinho për BT Sport. /Telegrafi/