Please enter at least 3 characters.

Tottenhami konfirmon lëndimin e rëndë, Kane pritet të operohet gjatë ditëve të ardhshme

2020/01/Mourinho-Kane.jpg
361:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - JANUARY 01: Jose Mourinho, Manager of Tottenham Hotspur embraces Harry Kane of Tottenham Hotspur as he walks off the pitch after picking up an injury during the Premier League match between Southampton FC and Tottenham Hotspur at St Mary's Stadium on January 01, 2020 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur ka konfirmuar lëndimin e rëndë të yllit të tyre, Harry Kane, i cili është i detyruar të operohet dhe pritet të mungojë së paku deri në muajin prill.

Kane u lëndua gjatë një takimi me Southampton në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Megjithatë, lëndimi i tij nuk po del i lehtë, pasi Spurs kanë njoftuar se sulmuesi anglez duhet të hyj në operacion.

Me anë të një njoftimi, klubi londinez ka konfirmuar se lojtari pritet të mungojë së paku deri në muajin prill.

“Pas vlerësimit të vazhdueshëm nga stafi ynë mjekësor gjatë javës së kaluar, ne mund të konfirmojmë se Harry Kane do t'i nënshtrohet një operacioni për të rikuperuar një tendon të thyer në muskulin e epërm të këmbës së majtë”.

Kane duke lëshuar fushën i lënduar (Foto: tottenhamhotspur.com)

“Sulmuesi pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes sonë të Ligës Premier kundër Southamptonit javën e kaluar dhe specialistët kanë këshilluar operacionin pas rishikimit të mëtejshëm të dëmtimit”.

“Vendimi për t’i nënshtruar operacionit nuk pritet të ndikojë në afatin kohor të rikthimit të kapitenit të Anglisë, me shpresën që ai të kthehet në stërvitje në prill”, thuhet në njoftimin e klubit londinez. /Telegrafi/