Please enter at least 3 characters.

Tottenham Hotspur shkarkon trajnerin Jose Mourinho

2021/03/Post-Image-1-1.jpg
528:"Arsenal v Tottenham Hotspur - Premier League - Emirates Stadium Tottenham Hotspur manager Jose Mourinho on the touchlineduring the Premier League match at Emirates Stadium, London. Picture date: Sunday March 14, 2021. EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xDanxMullanx 58608026
22:"imago images/PA Images

Jose Mourinho nuk është më trajner i skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Trajneri portugez ka humbur punën tek skuadra e madhe angleze pas 17 muajve qëndrim në Londër.

Lajmi për shkarkimin e Mourinhos nga puna te Tottenham Hotspur e kanë raportuar të gjitha mediumet e mëdha angleze, por që ende mungon njoftimi zyrtar nga Tottenham Hotspur.

Spurs në tri xhirot e fundit në Ligën Premier nuk din për fitore, ku kanë dy barazime dhe një humbje.

Mourinho ka dështuar me klubin e tij edhe në Ligën e Evropës, pasi janë eliminuar në 1/8 e finales nga Dinamo Zagreb, përkundër që ishin ndër skuadrat favorite për ta fituar trofeun.

58-vjeçari e morri drejtimin e klubit londinez në nëntor të vitit 2019, derisa deri më tani ka udhëhequr klubin në 86 ndeshje, duke pasur një mesatare të pikëve prej 1,77 për ndeshje.

Gjithsesi gjatë ditës pritet që Spurs të dalin me njoftim zyrtar për shkarkimin e trajnerit portugez. /Telegrafi/