Toronto dhe Portland vazhdojnë serinë e fitoreve
Skuadra lidere në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors ka vazhduar me fitore në NBA.
Kanadezët kanë marrë suksesin e 10 radhazi ku kësaj radhe kanë triumfuar ndaj Indiana Pacers 106-99.
Pacers ishin në epërsi në dy çerekét e parë 27-25 dhe 30-24 por Raptors u treguan vendimtar duke bërë kthesë në çerekët e fundit.
Më meritori për këtë fitore të radhës të Raptors ishte Demare DeRozan që shënoi 24 pikë pati katër kërcime e shtatë asistime.
Paraqitje të mirë tek kanadezët kishte edhe qendra Valanciunas me 16 pikë e 17 kërcime si dhe fundori Kyle Lowry që shtoi 13 pikë të tjera.
Collison me 22 pikë dhe Jefferson me 20 tê tjera ishin më efikasit tek vendasit por pikët e tyre ishin të pamjaftueshme për të befasuar Toronton.
Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe Portland Trail Blazers.
'Viktima' e 11-të radhazi për Portland ishte finalisti i vitit të kaluar Cleveland Cavaliers që pësoi humbje 113-105.
Cj McCollum ishte më efikasi tek vendasit me 28 pikë e tri asistime.
Paraqitje të mirë pati edhe fundori Damien Lillard që shtoi 24 pikë të tjera dhe pati nëntë asistime.
Clevelandit nuk i mjaftuan 35 pikët e LeBron Jamesit për ta shmangur humbjen në këtë takim. /Telegrafi/Rezultatet:
Indiana Pacers - Toronto Raptors 99:106
Atlanta Hwaks - Charlotte Hornets 117:129
New York Knicks - Philadelphia 76ers 110:118
Houston Rockets - Los Angeles Clippers 101:96
Memphis Grizzlies - Chicago Bulls 110:111
San Antonio Spurs - New Orleans Pelicans 98:93
Denver Nuggets - Detroit Pistons 120:113
Utah Jazz - Phoenix Suns 116:88
Portland Trail Blazzers - Cleveland Cavaliers 113:105


