Please enter at least 3 characters.

Tornado e fortë në Teksas: Të paktën tre të vdekur, 50 të plagosur dhe 200 shtëpi të shkatërruara

2023/06/3403a2af-1f01-40e3-997b-5ee7fd021599.jpg
159:"Damaged pickup trucks sit among debris after a tornado passed through a residential area in Perryton, Texas, Thursday, June 15, 2023. (AP Photo/David Erickson)
2:"AP

Një tornado e fuqishme goditi Perryton, Teksas, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur rreth pesëdhjetë.

Departamenti lokal i zjarrfikësve thotë se tornado ndoshta shkatërroi rreth 200 shtëpi.

Shefi i Zjarrfikësve të Perryton, Paul Dutcher tha për CNN se shumica e personave të zhdukur janë gjetur dhe se vetëm një person është ende në kërkim.

Nga tre viktima, dy u vranë në qendër të qytetit dhe personi i tretë në një parking për kamiona në verilindje të vendit, tha Dutcher.

Xcel Energy deklaroi se Perryton është pa energji ndërsa shteti i Teksasit dhe zonat përreth po dërgojnë ndihma.

Rreth 8000 njerëz jetojnë në Perryton. Qyteti ndodhet në veri të Teksasit pranë kufirit me Oklahoman. /Telegrafi/