Please enter at least 3 characters.

Top ofertat e javës në Telegrafi Real Estate: apartamente, shtëpi dhe truall me potencial

Tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të sjellë oferta të ndryshme për ata që kërkojnë banim, hapësirë më të madhe apo mundësi investimi.

Këtë javë, në Telegrafi Real Estatejanë prezantuar disa prona që janë dalluar për lokacionin, hapësirën dhe potencialin që ofrojnë - nga apartamenti në bregdet, te shtëpia familjare, penthouse në Prishtinë dhe trualli me mundësi zhvillimi.

Në krye të interesimit është apartamenti ekskluziv në Vlora Marina, i cili vjen me mundësi pagese me këste. I vendosur në një prej zonave më atraktive bregdetare, kjo pronë i përshtatet si atyre që kërkojnë një adresë pushimi, ashtu edhe atyre që e shohin bregdetin si investim afatgjatë.

Për jetesë familjare, Priam Village sjell një shtëpi 350m² me truall 5.25 ari. Hapësira e madhe, ambienti më privat dhe organizimi i përshtatshëm e bëjnë këtë pronë një alternativë serioze për familjet që kërkojnë më shumë komoditet.

Në Dragodan, penthouse 155m² me terasë 90m² ofron diçka që rrallë gjendet në qendër të qytetit: hapësirë të madhe të brendshme dhe një terasë të gjerë për jetë më të hapur urbane. Lokacioni e bën këtë pronë edhe më tërheqëse për ata që duan të jenë afër qendrës.

Në anën tjetër, trualli 25.71 ari në Hajvali mbetet një mundësi me interes për investitorët. Me sipërfaqe të konsiderueshme dhe lokacion të përshtatshëm, kjo pronë hap hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe planifikim afatgjatë.

Këto janë disa nga pronat e përzgjedhura këtë javë në Telegrafi Real Estate - oferta që sjellin mundësi të ndryshme për ata që janë në kërkim të një hapësire të re për jetesë apo investim.

true