Please enter at least 3 characters.

Top këngët e vitit 2013

2016/01/top-k-euml-ng-euml-t-e-vitit-2013_hd.jpg

Telegrafi sjell disa prej projekteve më kualitative të vitit 2013 si më poshtë:

(Vërejtje: Shumë këngëtarë mund të mos jenë të përfshirë, pasi janë përfshirë vetëm këngët që kanë pasur më së shumti klikime, janë pëlqyer më së shumti nga publiku dhe kanë përmbushur kritere të caktuara muzikore. Artistët e rinj zënë vend të veçantë. Radhitja më poshtë nuk është klasifikim).

Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nëse është ndonjë këngë e realizuar gjatë vitit 2013 që do të dëgjohet edhe pas disa vitesh, atëherë ajo është kënga “Beso”. Interpretimi i Elvanës në baladë në një performancë me tekst të fuqishëm të reperit legjendar, 2po2, shoqëruan një videoklip fenomenal, i cili rezultoi si një prej top hiteve të këtij viti.

Tuna ft. Cozman – Fenix
Kush do të kishte imagjinuar se projekti i punuar nga Zzap n’Chriss, Getoar Selimi, nën interpretim të Tunës do të arrinte plot 15 milionë klikime në YouTube, e do të iniconte një turne të jashtëzakonshëm të këngëtares, e cila fluturoi si zog anembanë Evropës për të performuar. Sipas shumëkujt, “Fenix” konsiderohet kënga e vitit, e Tuna këngëtarja e vitit dhe kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Fenix” me të dashurin e saj Cozman. Me plot meritë gjendet në listën tonë të top këngëve për këtë vit.

Ghetto Geasy – E Nxonme
Sërish një top këngë e realizuar në muzikë të Zzap n’Chris, që është shndërruar në një prej hiteve më të mëdha në pjesën e dytë të vitit 2013. Ndonëse Getoar Selimi ka edhe hite tjera si “N’Prishtinë” dhe “Po t’shoh përmas”, të cilat i realizoi në vitin 2013, kënga që kemi zgjedhur si një prej top këngëve të këtij viti i plotëson të gjitha kriteret për të qenë në këtë listë, ndonëse për vet reperin mund të jenë të pandashme. Viti 2014 pritet të jetë i madh për liderin e Babastars dhe ‘labelin’ e tij.

Lyrical Son ft. Mc Kresha – Me Ta Pyl
Albumet nuk kanë qenë trend gjatë këtij viti, por kjo nuk ka shkaktuar problem për Lyrical Son. “Me Ta Pyl” është një prej hiteve të top albumit të vitit 2013, “ZimaSamShevy”. Ky videoklip u xhirua në Dubai, teksa muzika u punua nga K-Master në RedBox. Ka arritur miliona klikime dhe ka nxitur turneun e reperëve që njihen edhe për hitin “Çele Çadrën”.

Nora Istrefi ft. Gena – Le Mama
Një këngë verore shumë e suksesshme e publikuar nga Nora në bashkëpunim me Genën. Si do që të jetë, Nora pas këngës realizoi edhe turneun e saj veror dhe ishte shumë e angazhuar, në një paraqitje seksi në videoklip, që shfaqi edhe një herë linjën e saj trupore.

Blero ft. Maria – Një moment
Kotori ishte destinacioni i shumë këngëtarëve për të realizuar videoklipe. Por, atë më mirë se askush tjetër e nxehu pop ylli shqiptar, Blero. Në një bashkëpunim me Marian, ai realizoi një videoklip atraktiv, i cili fundin e verës e freskoi me një prej hiteve të tij.

Flori – Pa jetë
Një baladë shumë e suksesshme ka qenë ajo e Florit. Viti shumë i suksesshëm i artistit u mbyll me disa probleme për llogarinë e tij në YouTube, ku zyrtarisht nuk janë të postuara asnjë prej këngëve të tij. Si do që të jetë, fundviti ka qenë pushim për Florin, i cili përkundër titullit të këngës që prezantojmë, ka qenë mjaft i gjallë.

Në këtë përpilim përmendim edhe disa këngë të tjera që janë pëlqyer pa masë:
Unikkatil – U qova pi vorri
Capital T – Good Life
Duda ft. Noizy – Skuadra jonë
Genta – E kam provuar
Era Istrefi – Mani për Money
Besa Kokëdhima - Folie
Yll Limani – A e din ti
Alban Skënderaj ft. Dr. Mic – Mrekullia e 8

Megjithëse ka edhe shumë këngë të tjera shumë të mira e të suksesshme që nuk i kemi futur në listë, ju lexues të nderuar, cila mendoni se ishte kënga e vitit 2013? Tuna apo Elvana? Lyrical Son apo Ghetto Geasy? Blero apo Flori? Unikkatili apo Noizy? Shprehuni në hapësirën për komente... /Telegrafi/