Please enter at least 3 characters.

Toni: Icardi është i përsosur për Bayernin

2018/06/MauroICardi5.jpg
262:"MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Luca Toni e ka këshilluar Bayern Munichun që ta zëvendësojë Robert Lewandowskin me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Është duke u spekuluar se futbollisti polak do të kërkojë një sfidë të re pas Kampionatit Botëror, prandaj bavarezëve do t'u duhet një sulmues.

(Foto: Getty Images)

"Nëse një lojtar dëshiron të largohet, duhet ta lejoni që të shkojë", ka thënë Toni për Sport Bild.

"Icardi i Interit mund të jetë i përsosur për Bayernin. Është një sulmues i shkëlqyer dhe shumë më i ri se Lewandowski", ka shtuar ish-sulmuesi i bavarezëve.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa Bayerni është një prej klubeve të pakta që mund ta paguajnë atë shifër.

(Foto: Getty Images)

Në edicionin e kaluar (2017/2018), Icardi shënoi 29 gola në 34 paraqitje në Serie A.

Nga ana tjetër, Toni e ka bartur fanellën e Bayernit gjatë viteve 2007-2010 duke shënuar 58 fola në 89 paraqitje zyrtare. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)